Vendosni fjalën kyçe....

Facebook me ndryshime në aplikacione, integron messengerin në Instagram


Plani i Facebook për të unifikuar aplikacionet e tij të mesazheve ka filluar të zbatohet.

Kompania do të fillojë përfshirjen e më shumë veçorive të Messenger në bisedën brenda aplikacionit të Instagram, përfshirë aftësinë për të dërguar mesazhe në të dy aplikacionet.

Facebook filloi testimin e veçorive në fillim të kësaj vere, por tani thotë se synon ta sjellë atë për këdo që përdor Instagram Messenger në muajt e ardhshëm.

Me ndryshimin, përdoruesve të Instagram do t’ju kërkohet të azhurnojnë në mënyrë që të marrin “një mënyrë të re për të dërguar mesazhe në Instagram”.

Nëse e bëjnë këtë, ata do të jenë në gjendje të arrijnë përdoruesit e Facebook-ut që nuk kanë llogari në Instagram nga aplikacioni Instagram. Po kështu, përdoruesit e Messenger do të jenë në gjendje të bisedojnë me miqtë që përdorin vetëm Instagram.

Gjatë një konferencë me gazetarët, përfaqësuesit e Facebook theksuan në mënyrë të përsëritur se azhurnimi nuk është bashkimi i llogarisë suaj të Facebook dhe Instagram, ose kombinimi i tyre.

Nëse përdorni të dy aplikacionet, përsëri do të jeni në gjendje të dërgoni dhe merrni mesazhe veç e veç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *