Vendosni fjalën kyçe....

U tha se tentoi vetëvrasjen, ish-menaxheri i fushatës së Trump-it jep dorëheqjen


Jep dorëheqjen një nga këshilltarët e presidentit Donald Trump për fushatën, Brad Parscale.

Ai ka treguar se po largohet nga detyra dhe se po kërkon ndihmë për shkak të “stresit të jashtëzakonshëm” që po kalon në familje.

Parcale u shoqërua nga policia këtë fundjavë, pas akuzave se kishte dhunuar të shoqen dhe dyshimeve se kishte tentuar të vetëvritej.

Parscale mori postin e menaxherit të fushatës së presidentit Trump në korrik. “Unë jam duke u larguar nga kompania ime dhe çdo rol në fushatë për t’u përqëndruar tek familja ime dhe për të marrë ndihmë që të trajtoj stresin e jashtëzakonshëm.”- tha Parscale në deklaratën e së mërkurës.

Në një deklaratë të dhënë për POLITICO, gruaja e tij Candice, e mohoi që Parscale e ka dhunuar fizikisht, pavarësisht se në një raport të policisë thuhet se ajo kishte deklaruar të kundërtën.

“Deklaratat që bëra të dielën janë keqkuptuar, le të jetë e qartë që burri im nuk ishte i dhunshëm ndaj meje atë ditë ose ndonjë ditë më parë”– tha ajo.

Sipas një deklarate që gruaja e tij Candice Parscale i dha policisë, ajo iku nga shtëpia pasi pa burrin e saj duke gjuajtur me pistoletë. Raportet e policisë përshkruanin një situatë kaotike dhe Candice u tha oficerëve që burri i saj po “tërbohej”.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre pasi mori një telefonatë nga një person i cili thoshte se kishte parë Candice Parcale në makinë, ndërkohë që kishte të shtëna.

41-vjeçarja mendoi se burri i saj mund të kishte qëlluar veten. Ajo tha se i shoqi kishte bërë komente vetëvrasjeje dhe vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Policia e nxori Parscale-n nga shtëpia e tij dhe e gjithë skena u filmua nga kamerat e policëve. Pamjet e tregonin këshilltarin e Trump-it pa këmishë dhe duke mbajtur një kanaçe birre në duar. Gruaja e tij gjithashtu ishte me rroba banjo dhe mbante një peshqir për t’u mbuluar.

Pasi oficerët i vunë prangat, Parscale u thoshte atyre në mënyrë të përsëritur, “Unë nuk bëra asgjë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *