Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku nuk pranon të takohet me Mike Pompeon


Vatikani i ka mohuar sekretarit të shtetit Mike Pompeo një takim me Papa Françeskun.

Selia e Shenjtë tha se Papa nuk pranon takime me politikanë gjatë një periudhe zgjedhore.

“Papa tashmë e kishte bërë të qartë se figurat politike nuk priten në periudhat zgjedhore. Kjo është arsyeja”- tha Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit në Vatikan, citon BBC.

Vatikani e akuzoi Pompeon se po përpiqej ta përdorte, për të tërhequr votuesit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ky vendim në fakt vjen pas një debati diplomatik lidhur me disa komente që ka bërë Pompeo për Kinën dhe Kishën Katolike.

Në një artikull në fillim të këtij muaji, Pompeo tha se Kisha Katolike po rrezikonte “autoritetin e saj moral” duke rinovuar një marrëveshje me Kinën në lidhje me emërimin e peshkopëve.

Presidenti Donald Trump ka mbështetje të madhe nga lëvizjet fetare konservatore, përfshirë votuesit konservatorë katolikë, disa prej të cilëve mendojnë se Papa Françesku është shumë liberal.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë katolikë në Kinë janë persekutuar dhe përzënë nëntokë, pasi kanë premtuar besnikëri ndaj Papës në vend të një shoqate zyrtare katolike kineze.

Përkundër kësaj, në 2018-ën Vatikani bëri një marrëveshje me Kinën për të patur një fjalë në emërimin e peshkopëve kinezë.

Në atë kohë Papa Françesku tha se shpresonte që marrëveshja “do të lejojë që plagët e së kaluarës të kapërcehen” dhe të sjellë unitetin e plotë katolik në Kinë.

Marrëveshja pritet të rinovohet muajin tjetër pavarësisht kundërshtimit nga disa katolikë, përfshirë në SHBA.

Në një fjalim të mërkurën në Romë, Pompeo i bëri thirrje Vatikanit të mbrojë lirinë fetare në Kinë, duke thënë “askund nuk është liria fetare nën sulm më shumë sesa në Kinë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *