Vendosni fjalën kyçe....

Pse u anulua “Messiah” në Netflix?


Ndërsa shumë filma e seriale të Netflix-it po korrin sukses gjatë muajve të pandemisë, disa kanë përfunduar në varrezat televizive para kohe.

Kjo ka ndodhur me një nga serialet më të reja të Netflix-it “Messiah”, një thriller për hetimet e një oficeri të CIA-s për një njeri misterioz, i cili besohet të jetë Ardhja e Dytë e Krishtit në Tokë nga ndjekësit e tij.

Më 26 mars, Netflix anuloi serialin pas sezonit të tij të parë.

Aktori Wil Traval, i cili luan rolin e Will Mathers, ndau lajmin në faqen e tij në Instagram: “Është një ditë shumë e trishtuar sot. Sapo kam marrë lajme nga Netflix se nuk do të ketë një sezon 2 të Messia-s. Doja t’ju thoja të gjithë fansave ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Uroj që gjërat të jenë ndryshe “.

Por anulimi i sezonit të dytë, nuk ishte për mungesë idesh nga krijuesi i tij, Michael Petroni.

Para se Netflix të anulonte shfaqjen, Petroni ishte shprehur për Collider: “Unë kam një ide të mirë. Ka disa sezone ku unë e di absolutisht se ku shkon shfaqja. është interesante sepse ishte një ndërmarrje kaq masive për të realizuar këtë sezon, dhe megjithatë kur mbaruam redaktimin e tij dhe u ulëm, e shikuam dhe kur arritëm në fund të tij u duk sikur ishte vetëm fillimi. Me të vërtetë po. Ishte pothuajse tronditëse për mua që u ndjeva si në fillim të historisë.”

Pra, pse nuk ka sezon dy?

Netflix shumë rrallë shpjegon vendimin e tij për të anuluar shfaqjet, por më shpesh tregon se vlerësimet janë të ulëta, që do të thotë se platforma nuk merr mjaftueshëm para.

“Kur jemi duke investuar, ne vendosim se sa do të investojmë bazuar në audiencën që do të shfaqet”- tha drejtuesja e përmbajtjes origjinale të Netflix, Cindy Holland në një konferencë në vitin 2019. “Nëse audienca nuk shfaqet, ne mendojmë për arsyen pse të vazhdojmë të investojmë në diçka që nuk po del aq mirë sa kishim shpresuar.”

Por ka zhurma që numri i vlerësimeve nuk ishin faktori kryesor që anuloi Messian.

Sipas Hollywood Reporter, “kompania nuk ndihej e sigurt për prodhimin e një sezoni tjetër të shfaqjes, i cili përmban një kast ndërkombëtar dhe të filmuar në disa vende, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të botës”.

Shfaqja u filmua në vende të shumta në Neë Mexico, madje edhe në Amman – kryeqyteti i Jordanisë.

Kjo nuk është një deklaratë zyrtare e Netflix, por vjen nga një burim i Hollyëood Reporter.

Vetë shfaqja gjithashtu tërhoqi disa polemika në lidhje me përdorimin e emrit Al-Masih. Në listën e aktorëve, aktori kryesor Mehdi Dehbi është renditur si Al-Masih ad-Dajjal, që do të thotë Antikrishti ose Messia i rremë, dikush që gënjen dhe mashtron. Por premisa e shfaqjes vë në dyshim nëse ky njeri i veçantë, Al-Masih, është Biri i vërtetë i Zotit.

Disa ishin gjithashtu të pakënaqur që xhirimet u zhvilluan në Malin e tempullit të Jeruzalemit, një vend me rëndësi fetare.

Komisioni Mbretëror i Filmit i Jordanisë donte që Netflix “të përmbahej nga transmetimi i tij” në vend, sepse “përmbajtja e serialit mund të perceptohej ose interpretohej kryesisht si shkelje e shenjtërisë së fesë”.

Një peticion i Change.org argumentonte gjithashtu që seriali është “propagandë e ligë dhe anti-islamike”.

Por ky peticion fitoi vetëm pak më shumë se 5,700 nënshkrime, që nuk ka gjasa të ketë luajtur një rol në vendimin e Netflix.

Por, përveç kritikave, asnjë koment zyrtar nuk u bë në lidhje me anulimin, kështu që ne vetëm mund të spekulojmë pse seriali nuk do të kthehet për raundin e dytë.

Të dyja çështjet patjetër që mund të kenë luajtur një rol, por shqisa jonë e gjashtë po na tregon se mungesa e entuziazmit nga ndjekësit e vulosi dënimin për shfaqjen.

Marrë nga Digital Spy


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *