Vendosni fjalën kyçe....

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurores Donika Prela.

Komisioneri Publik më parë kishte ankimuar vendimin nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Prela ka mbajtur detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda më parë.

Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.

Më herët, Donika Prela kishte kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *