Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 41-vjeçari në Pogradec, akuzohet se falsifikonte formularët e hyrjes në Greqi


Një 41-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi akuzohet se falsifikonte formularët e hyrjes në Greqi të shtetasve shqiptarë.

Pas hetimeve të policisë, u zbulua se personi më iniciale E.B., banues në Pogradec, plotësonte formularët kundrejt një shume prej 10 deri në 15 mijë lekësh.

Ai e zhvillonte veprimtarinë në agjencinë e tij në qytetin juglindor.

Njoftimi

Falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shtetasve shqiptarë dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *