Vendosni fjalën kyçe....

Pesë ditë ndërprerje energjie në Tiranë, oraret e zonat që do preken


Gjatë javës së vjen në Tiranë do ketë ndërprerje energjie në disa zona.

Shkak për këtë sipas OSHEE-së është remonti i parashikuar në nënstacionin e Uzinës Dinamo.

Ndërprerjet do jenë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 1 të drekës.

Shkëputjet e energjisë do nisin të hënën e do përfundojnë të premten e 25 shtatorit.

Njoftimi

Pershendetje, Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *