Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Federale në Pensilvani: Bllokimet e Guvernatorit për Covid-19 ishin të paligjshme


Një gjykatës federal në Pittsburgh ka vendosur që vendimi i Guvernatorit të Pensilvanisë, Tom Wolf, për mbylljen e bizneseve dhe kufizimeve të tjera ndaj qytetarëve lidhur me pandeminë covid-19, ishte arbitrar.

Megjithëse urdhrat u ndërmorën ‘me qëllimin e mirë për të adresuar një emergjencë të shëndetit publik’, ato tejkaluan autoritetin e qeverisë, tha gjykatësi William Stickman IV, i cili u emërua në pozicionin e tij vitin e kaluar nga Presidenti Donald Trump.

“Edhe në rast urgjence, autoriteti i qeverisë nuk është i pakufizuar.” – tha Stickman.

“Liritë e mbrojtura nga Kushtetuta nuk janë liri sipas sipas qejfit apo motit, të qëndrojnë kur koha është e mirë, por mund të hiqen mënjanë në kohë telashesh.” – shtoi ai.

Disa nga kufizimet në fjalë, të tilla si mbyllja e plotë e të gjitha bizneseve që konsiderohen jo thelbësore nga shteti, kanë skaduar tashmë.

Por disa rregulla të mbetura, të tilla si ndalimi i mbledhjeve të më shumë se 25 personave brenda ose të më shumë se 250 njerëzve jashtë, mund të mos jenë më të zbatueshme. Stickman tha se urdhra të tillë shkelin të drejtën e Amendamentit të Parë për t’u mbledhur.

Guvernatori Wolf gjithashtu do të bllokohet nga lëshimi i urdhrave të tillë përsëri, nëse do të ketë një rikthim të çështjeve covid-19 ose ndonjë arsye tjetër që ai e konsideron si justifikim për një bllokim të ri. Guvernatori planifikon të apelojë vendimin dhe të kërkojë një pezullim të vendit të gjykatësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *