Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Durrës, kapet autori i dyshuar i ngjarjes


Policia ka arritur pas dy orësh në arrati autorin e dyshuar për ngjarjen ku mbetën të plagosur me armë babë e bir në Durrës.

Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën është kryer plagosja.

Në prangat e policisë ra shtetasi me iniciale A.Ll 39 vjeç i cili në lagjen 14 të qytetin bregdetar dyshohet se plagosi shtetasit H.B 63 vjeç dhe M.B 39-vjeç.

Të plagosur janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *