Vendosni fjalën kyçe....

“Laboratorët në Francë e Suedi pohuan helmimin e Navalnyt” – Qeveria gjermane


Dy laboratorë të pavarur në Francë dhe Suedi kanë pohuar helmimin e liderit rus të opozitës, tha të hënën qeveria gjermane në një deklaratë zyrtare.

Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se testet toksikologjike u kryen nga mostrat e marra nga Alexey Navalny në dy laboratorë të pavarur në Francë dhe Suedi.

Ai tha se të dy laboratorët kanë konfirmuar helmimin e liderit të opozitës.

Në deklaratë, ai gjithashtu theksoi se ky incident nënkuptonte një shkelje serioze të Konventës së Armëve Kimike (CWC), dhe për këtë arsye qeveria gjermane kishte përfshirë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) gjithashtu në analizën e provave.

Seibert përsëriti thirrjen e tij drejtuar Rusisë për të sqaruar helmimin e Navalnyt. Ky i fundit u sëmur papritur teksa ishte në fluturim nga Omsku drejt Moskës.

Pas trajtimit në spitalin e Omskut, 44-vjeçari u dërgua për kurim në Gjermani, ku gjendja e tij paraqitet më e qëndrueshme. Të martën, ministrat e Jashtëm të G7-ës i bënë thirrje Rusisë të gjente autorët e helmimit të liderit të opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *