Vendosni fjalën kyçe....

Hapen aplikimet për BKH-në, dokumentet që duhen e fazat e përzgjedhjes


Byroja Kombëtare e Hetimit ka çelur aplikimet për aplikantët që kërkojnë të jenë pjesë e institucionit të ri të ngritur në kuadër të reformës së drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së, kandidatët do të duhet të plotësojnë disa kritere si dhe të dorëzojnë disa dokumente.

Ndër vërtetimet që duhen dorëzuar janë vlerësimi për aftësitë profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj aplikantëve nuk janë marrë masa disiplinore të shkarkimit nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.

Po kështu duhet një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme.

Pas kësaj, do të kryhen fazat e përzgjedhjes ku aplikantët do u nënshtrohen testimeve dhe nga kandidatët e kualifikuar do kërkohet në fazën e intervistës të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit.

Kriteret për aplikim, dokumentet

-Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij/saj profesionale, etike dhe integritetin moral.

-Vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/saj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.

-Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme, si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.

Fazat e përzgjedhjes

-Provim me shkrim për të arsyetuarit logjik.

-Testim i aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike (para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një raport mjekësor për aftësisë fizike të lëshuar nga specialisti kardiolog). –Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit.

-Intervistë nga Komisioni i Përzgjedhjes në Prokurorinë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me eficencë. Kandidatëve që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit dhe do t’i nënshtrohen testit të poligrafit.

-Në një fazë të mëvonshme, kandidati i nënshtrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve.

-Një vlerësim i plotë mjekësor që vërteton që aplikantët plotësojnë standardet e duhura shëndetësore për të përmbushur nevojat e punës.

Procesi i verifikimit

Kandidatët do të plotësojnë dhe do të dorëzojnë deklaratat për pasurinë dhe konfliktin e interesit në përputhje me ligjin. Kandidatët do të plotësojnë pyetësorin e sigurisë dhe do ta dorëzojnë në përputhje me ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *