Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi rërë në ishullin italian, gjobitet me 1 mijë euro turisti francez


Një turist francez u gjobit me 1,000 euro për vjedhjen e rërës nga një plazh i Sardenjës në Itali, e cila është e mbrojtur me ligj për mos u prekur.

Rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur dhe turistët përballen me gjoba dhe madje me burg për heqjen e saj nga plazhet lokale. Kushdo që heq rërën nga plazhet e ishullit mund të gjobitet deri në 3,550 dollarë.

Burri pa emër u kap në aeroportin e Cagliari Elmas më 1 shtator pasi iu gjet në zotërim një shishe që përmbante më shumë se 1.8 kilogram rërë.

Një zëdhënës i Forest Rangers të ishullit tha për CNN-in: “Shishja u konfiskua dhe tani është në sallën tonë të operacionit, ku ne mbajmë këto sende të konfiskuara. Në fund të vitit zakonisht kemi shumë shishe rërë të grumbulluara.”

Në vitin 2017, u prezantua një ligj rajonal që e bënte të paligjshme marrjen e rërës nga plazhet e Sardenjës.

“Ligjet u vendosën sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Plazhet me rërë me ngjyrë ‘të pabesueshme’, rozë ose shumë të bardhë janë veçanërisht të shënjestruara.”– shtoi zëdhënësi.

Rregulloret u futën, tha ai, sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe gjithnjë e më problematike.

Vitin e kaluar, policia kapi 88 paund rërë nga një çift francez që vizitonte ishullin. Dhe një banor britanik u gjobit me më shumë se 1,000 pound në vitin 2018, kur autoritetet zbuluan rërën e marrë nga një plazh pranë qytetit verior të Olbia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *