Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret ambasadorin Shkurov: Një ngjarje historike, mbështesim sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës


Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës, thuhet se Meta i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrë të parit Ambasador të Ukrainës rezident në Tiranë, ndërsa theksoi se “kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”.

Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Në njoftimin e presidencës thuhet gjithashtu që Meta vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Po ashtu kryetari i Shtetit falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.

Mes të tjerash ai përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *