Vendosni fjalën kyçe....

Ministria raporton 6 viktima lidhur me koronavirusin e ri, 93 raste të reja në 24 orët e fundit


Gjashtë viktima janë shënuar në vend në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në vend janë kryer së fundmi 812 testime për koronavirusin e ri, nga të cilat kanë dalë pozitivë 93 persona.

Në dy spitalet e përshtatura për të prekurit nga Covid-19 në vend janë të shtruar aktulisht 182 pacientë, me 23 prej tyre në terapi intensive nga të cilët 7 të intubuar.

Viktimat sipas ministrisë janë një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *