Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën një person e lëndohet keq një tjetër


Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur mbi fshatin Malinë ku pas daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën 43-vjeçari me iniciale A.K., banues në Pogradec.

Ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital 48-vjeçari me iniciale D.K.

Njoftimi

“Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:45, mbi fshatin Malinë, Mokër e Sipërme, shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar ky shtetas, si edhe shtetasi D. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në mjet.

Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *