Vendosni fjalën kyçe....

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, arrestohet 33-vjeçari


Një 33 vjeçar është arrestuar pasi përndiqte prej 8 muajsh një 28-veçare.

Arrestimi i 33-vjeçarit me iniciale K.V është bërë pas denoncimit të shtetases me iniciale S.SH.

Ai akuzohet për veprat penale të “Përndjekjes”, “Përdorimit me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *