Vendosni fjalën kyçe....

Avioni me ushqim e para rrëzohet në Sudanin e Jugut, 7 viktima (Video)


Një aeroplan Antonov An-26 i ngarkuar me ushqime, motocikleta e para u rrëzua në kryeqytetin e Sudanit të Jugut të shtunën në mëngjes, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur një tjetër, tha ministri i Transportit të vendit.

Avioni, që u rrëzua në një fermë, ishte ngritur aeroporti ndërkombëtar i Jubas, vetëm pak minuta më parë dhe ishte nisur për në qytetet Wau dhe Aweil.

Ministri tha se identiteti i viktimave nuk dihet ende duke shtuar se një pilot i avionit ishte shtetas i huaj.

Sipas drejtorit të aeroportit, Kur Kuol Ajieu, në avionin tranportues kishte ushqime, motoçikleta dhe pagat e punonjësve të një organizate joqeveritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *