Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kinezi në Indi, akuzohet se u dha ryshfet murgjve tibetianë për të zgjedhur Dalai Laman e ri


Autoritetet indiane besojnë se një i dyshuar i arrestuar për pastrim parash po drejtonte gjithashtu një operacion sekret për t’u përzier në procesin e ardhshëm të përzgjedhjes së Dalai Lamas, thonë raportet.

Shtetasi kinez Charlie Peng dyshohet se u ka dhënë ryshfet rreth 100 murgjve gjatë dy viteve të fundit për të mbledhur mbështetje për një ‘kandidat kinez’ për të pasuar Dalai Lama-n thanë burime të qeverisë indiane për News18.

Gjatë hetimit, autoritetet morën në pyetje murgjit në dy manastire në shtetet Karnataka dhe Uttar Pradesh në lidhje me fondet që morën.

Sipas mediave lokale, në fillim të këtij muaji, autoritetet tatimore indiane akuzuan Peng për pastrim parash dhe për pagimin e murgjve mes 2,700 dhe 4,000 dollarë për të spiunuar Dalai Lama-n dhe për t’u infiltruar në rrethin e tij të brendshëm.

Peng është përshkruar si një biznesmen i njohur Bengaluru. Ai ishte ndaluar më parë në 2018 për mbajtjen e një pasaporte të rreme indiane. Autoritetet kanë identifikuar gjithashtu një llogaritar me qendër në Delhi, i cili besohet se është bashkëpunëtori i Peng.

Një Dalai Lama i ri konsiderohet të jetë rimishërimi i një të mëparshmi. Kërkimi i një djali të ri, i cili do shpallet trashëgimtar bëhet nga lamat, priftërinjtë e rangut të lartë tibetian. Procesi i përzgjedhjes mund të zgjasë disa vjet.

Dalai Lama aktual, 85 vjeç, jeton në Indi që nga viti 1959 pasi u largua nga Tibeti gjatë një konflikti me autoritetet kineze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *