Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtoni drejt Izraelit? Mos u nisni pa marrë konfirmimin me e-mail


Aeroporti i Rinasit ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë një udhëtim për në Izrael.

TIA bën me dije se pasagjerët duhet të plotësojnë një formular 24 orë para fluturimit dhe i duhet që të presin konfirmimin me email ndryshe nuk duhet të udhëtojnë.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve,që udhëtojnë në Izrael

Sipas Ministrisë së Transportit të Shtetit të Izraelit, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Izraelit – ata që përmbushin kriteret e lejes së qëndrimit, apo pasaportë EU – janë të lutur që 24 orë përpara fluturimit, të plotësojnë një formular të detyrueshëm online.

Pasagjerët do të munden të udhëtojnë, vetëm pas marrjes së konfirmimit me email, ku përcaktohet nga autoritetet izraelite se udhëtimi është i mundur. Pasi të merret ky konfirmim, ju lutem ta printoni dhe ta paraqisni përpara udhëtimit ne aeroport, bashkë me dokumentet e tjera.

Linkun e gjeni si më poshtë:

https://govforms.gov.il/më/forms/Quarantine@health.gov.il

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *