Vendosni fjalën kyçe....

“Formula e presidentit”, libri i ri kushtuar Kosovës në periudhën 1977-2019


‘Formula e Presidentit’ titullohet libri kushtuar Kosovës që nga viti 1977 deri në vitin 2019.

Sipas publicistit Qemal Sakajeva, libri me dy vëllime është konceptuar në katër pjesë të emërtuara: Koha e klithmës; Koha e bombardimit; Koha e lirisë; Koha e pavarësisë.

Ai shkruan se libri ‘Formula e Presidentit’ vjen nga përjetimi, informimi, leximi dhe analiza e përdishme, e përjavëshme, e përmuajshme dhe e përvitshme, në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019).

Sipas autorit, përmbajtja e librit nuk është historia e Kosovës, por janë shtjellime të rëndësishme përgjatë 42 vjetëve të fundit të historisë së Kosovës.

“Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar si element me shumë valenca: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës. Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e një formule fizike apo kimike: “Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.”

Libri cek edhe çështjet më të fundit të Kosovës si pikëpamjet mbi komplotin për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit ‘korrigjim i kufirit’ apo ‘përkufizim ndërmjet  serbëve dhe shqiptarëve’ dhe deri te ‘Minishengen i Ballkanit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *