Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet hoteli në Somali, 5 të vrarë e 28 të plagosur (Video)


5 persona janë vrarë nga një sulm në një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon një shtëllungë të madhe tymi që del nga skena e sulmit.

Sipas mediave vendase bëhet fjalë për hotelin ‘Elite’, ndërsa të shtënat me armë mund të dëgjohen në sfond.

Mediat lokale raportuan se një shpërthim i fuqishëm ndodhi në hotel para se të niste sulmi nga personat e armatosur. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

“Ka vdekje dhe plagosje të civilëve që po kalonin pranë hotelit dhe të tjerëve që ishin brenda hotelit. Midis të vdekurve është një drejtor i Ministrisë së Informacionit.” – tha agjencia shtetërore e lajmeve SONNA, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Informacionit, Ismail Mukhtar Omar.

Të paktën 28 ​​persona u plagosën në sulm, njoftuan mediat duke cituar shërbimin e ambulancës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *