Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbardh përplasjen me armë zjarri në Shkodër, plumbi rikoshet kapi një person të rastësishëm


Policia e Shtetit thotë se ka zbardhur një ngjarje që ka ndodhur mbrëmë në Shirokë të Shkodrës, ku një person mbeti i plagosur.

Sipas policisë, një 26-vjeçar nga Durrësi me inicialet B.G, ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me shtetasin me inicialet S.B. 46 vjec.

Mirëpo një plumb qorr ka goditur një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur lehtë. I plagosuri mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar më pas për në banesën e tij. Pas hetimeve, policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin e dyshuar të lartpërmendur.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës
Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.
Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar.
Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.
Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *