Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet me dron si në filma, si u ndalua organizatori i sulmit të Tushemishtit që fshihej në Linzë


Pamjet e mëposhtme janë të filmuara me dron nga policia. Këtu jepen momentet e arrestimit të shtatë personave të dyshuar lidhur me sulmet e ndodhura më 1 dhe 8 gusht në një hotel në Tushemisht.

Në sulmin e dytë u qëllua me 100 plumba në drejtim të hotelit Voloreka, ku synohej që të vritej djali i pronarit Jetmir Muçllari.

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar dy personat në rolin e organizatorëve të sulmit. Bëhet fjalë për dy persona me rrezikshmëri të lartë, dhe të skeduar më parë për vepra të tjera të rënda penale: Ilir Berberi ( I arrestuar para pak ditësh) dhe Meardi Berberi. Ky i fundit ka qenë një prej të dyshuarve për vrasjen e dy të rinjve ndodhur në 2017-tën në Lushnjë.

Policia thotë se ai qëndronte i fshehur në një garazh në zonën e Linzës në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *