Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e parakohshme mes Barcelonës dhe Bayern Munich, formacionet e përballjes


Në orën 21:00 fillon “finalja e parakohshme” që do të përmbyllë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bajernit.

Një përballje titanësh, mes 2 skuadrave ndër më të fortat në Evropë.

Bavarezët e Flik, vijnë në këtë takim, si favorit në letër, duke u nisur nga forma e shkëlqyer që ishin duke kaluar kohët e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër, pas dështimit në kampionat, të besuarit e Setien, do të tentojnë të tregojnë dhëmbët në Champions, të udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Mesi. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA: Ter Shtegen, Alaba, Lenglet, Piker, Semedo, Buskets, De Jong, Serxhio Roberto, Vidal, Mesi Suarez. Trajner: Kike Setien.

BAJERN MYNIH: Nojer, Alaba, Boateng, Dejvis, Kimish, Alkantara, Gorecka, Gnabri, Perisiç, Myler, Levandovski. Trajner: Hans Flik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *