Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë



Gjendet i pajetë një person në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:24 të ditës së sotme, në rrugën “Ndre Mjeda”.

Viktima mësohet se ishte roja i pallatit, i cili dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *