Vendosni fjalën kyçe....

Facebook fshin mbi 7 milionë postime: Dezinformonin për Covid-19


Facebook ka deklaruar të martën se ka fshirë mbi 7 milionë postime që dezinformonin lidhur me Covid-19, shkruan Washington Post.
Postimet janë fshirë edhe nga Instagrami midis periudhës Prill dhe Qershor, pasi kompania po përpiqet të luftojë përhapjen e shpejtë të informacionit të rrezikshëm për koronavirusin.

Kompania gjithashtu vuri shënime paralajmëruese në 98 milion postime të tjera gjatë asaj periudhe – duke i etiketuar si mashtrime, por që nuk konsideroheshin aq të dëmshme sa për t’i hequr.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale si Twitter dhe YouTube po vazhdojnë me fshirjen e postimeve që promovojnë kura të rreme ose spekulime të dëmshme në lidhje me përhapjen e koronavirusit që nga fillimi i kësaj pranvere.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhë të urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë.

Fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

Kujtojmë se më herët këtë muaj, Facebook fshiu një nga postimet e Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai thoshte se fëmijët janë pothuajse imunë ndaj koronavirusit. Ishte hera e parë që kompania kishte fshirë një postim të presidentit lidhur me shkeljen e politikës së dezinformimit për covid-19. Tëitter gjithashtu e bllokoi videon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *