Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit


Gjashtë viktima të tjera janë shënuar në vend lidhur me Covid-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në deklaratën zyrtare theksohet se përveç artistit 53-vjeçar nga Tirana, kanë ndërruar jetë në dy spitalet që janë përshtatur për pandeminë edhe një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci e një 87-vjeçare nga Shkodra.

Nga 561 persona të testuar në 24 orët e fundit, janë zbuluar 136 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Për sa u përket pacientëve që po kurohen në dy spitale, 112 janë të shtruar, 18 pacientë janë në terapi intentive e prej tyre 3 janë të intubuar.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura siç janë shmangia e grumbullimeve në vende publike, mbajtja e maskës, distancimi fizik e shtimi i higjienës personale.