Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i presidentit Trump e konfirmon: Zgjedhjet në SHBA do mbahen në 3 nëntor


Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, e hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale, të parashikuara për në 3 nëntor të këtij viti.

Zyrtari i lartë tha se presidenti Trump po ngre shqetësimin për fletëvotimet me postë, kur bëri deklaratën e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Ne do të zhvillojmë zgjedhje në 3 nëntor dhe presidenti do të fitojë,” tha Meadows në CBS.

Këshilltari i fushatës presidenciale Jason Miller i bëri jehonë deklaratës në ‘Fox News Sunday’, duke thënë se ‘zgjedhjet do të bëhen më 3 nëntor dhe Presidenti Trump dëshiron që zgjedhjet të bëhen në 3 nëntor’.

Trump të enjten sugjeroi shtyrjen e zgjedhjeve të SHBA, një ide e refuzuar menjëherë nga Demokratët dhe Republikanët në Kongres.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *