Vendosni fjalën kyçe....

Pronarit të bujtinës në SHBA i kërkohet të heqë flamurin norvegjez, e ngatërruan për atë të Konfederatës


Pronari i një bujtine në Michigan vendosi të heqë një flamur nga biznesi i tij pas reagimit të ashpër të shumë personave, të cilët menduan se ishte flamur i Konferederatës.

Problemi i vetëm është se personat që kërkuan heqjen e tij nuk e dinin se ai në fakt ishte flamuri i Norvegjisë,

Vendimi për të hequr flamurin norvegjez që  valëvitej para bujtinës Pineapple në Michigan, u njoftua nga pronari Kjersten Offenbecker javën e kaluar.

Sulmet ndaj monumenteve të Konfederatës por edhe ndaj monumenteve të ish-presidentëve amerikanë e më gjerë kanë nisur në SHBA prej javësh tashmë.

Ato organizohen nga organizata të së majtës radikale si Antifa e Black Lives Matter. Kryeprokurori amerikan, Barr, tha se ato janë një sulm i organizuar kundër qeverisë amerikane.