Vendosni fjalën kyçe....

Këshilla e Faucit: Maska s’janë të mjaftueshme ndaj Covid-19, duhen edhe syzet


Shefi i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka thënë se qytetarët nuk janë krejt të mbrojtur nga pandemia Covid-19, nëse ata përveç maskës nuk mbajnë edhe syze.

Në një intervistë me Dr. Jennifer Ashton, korrespodente kryesore mjekësore e ABC Neës, Fauci u pyet nëse mund të arrijmë në një pikë ku jo vetëm maskat do jenë të detyrueshme, por edhe mbrojtja e syve.

“Mund të jetë,” u përgjigj ai, duke shpjeguar se mënyra e vetme për të patur mbrojtje të përsosur nga virusi është mbrojtja e syve, si dhe goja dhe hunda.

“Nëse keni syze ose mburojë për sytë, duhet t’i përdorni”, tha ai. “Nuk rekomandohet në mënyrë universale, por nëse vërtet doni të jeni i plotë, me siguri duhet t’i përdorni edhe ato.”

Maska tashmë janë bërë një temë polemizuese në SHBA, me video të shumta virale që tregojnë qytetarët në të gjithë vendin duke u përplasur me personat e tjerë që refuzojnë të mbajnë maska.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *