Vendosni fjalën kyçe....

Sot nis për herë të parë aplikimi i “41 Bisit”, Gjonaj firmos urdhrin për izolimin e 8 të dënuarve


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur një urdhrër për izolimin në qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis, të 8 eksponentëve të krimit.

Bëhet fjalë për një ligj që parashikon mundësinë për të pezulluar trajtimin normal të të burgosurit dhe për ta zëvendësuar me një trajtim më të ashpër e më të rëndë, në raste të jashtëzakonshme e në raste rebelimi. Kjo përfshin dhe limitim të takimeve me familjarët, çdo bisedë e tyre është e regjistruar, etj.

Kryesorja është që pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale, duke iu bllokuar mundësinë që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që qëndrojnë pas hekurave.

Ky ligj në Shqipëri kishte prej dy vitesh që kishte hyrë në fuqi, e SPAK që prej muajit mars i kërkonte ministres të formoste urdhrin për izolimin e 8 të burgosurve.

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-bis” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Kjo është hera e parë që 41 Bis, aplikohet në Shqipëri.

Lidhur me këtë vendim, në orën 13:30 pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, të cilët do të zbulojnë më shumë detaje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *