Vendosni fjalën kyçe....

U premtonin emigrantëve të paligjshëm kalim drejt BE-së për 1 mijë euro, 3 të arrestuar


Policia e Korçës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

 Jamë ndaluar 9 emigrantë të paligjshëm, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Më konkretisht në rastin e parë janë arrestuar D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ata të dy u kapën në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm. Ata iu kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit prej 1000 euro nga secili.

Detajet e Policisë

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatet e Policisë Pogradec e Kolonjë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
  • E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.