Vendosni fjalën kyçe....

Roli i policisë e amnistia për krimet zgjedhore, zbardhen ndryshimet në marrëveshjen e 5 qershorit


Janë zbardhur amendamentet e miratuara pak ditë më parë në Këshillin Politik, pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit.

Amendamentet parashikojnë ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me rolin e policisë në zgjedhje, prokurorinë, gjykatat, personat që kryejnë krim elektoral, partitë politike etj.

Siç shkruan Balkanweb, personat që kryejnë krim elektoral mund të përfitojnë nga aministia nëse bashkëpunojnë për zbardhjen e krimeve elektorale.

Tjetër ndryshim në ligj parashikon dënimin me të paktën një vit burg për krimet zgjedhore. Gjithashtu në KQZ, do ngrihet njësia e sinjalizimit që do merret me marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e tyre. Sinjalizimi mund të përcillet direkt në KQZ ose njësinë e administrimit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *