Vendosni fjalën kyçe....

Valteri i lutet Ruçit të ndërhyjë për aktin normativ: Të tjerët nuk pyesin


Deputeti Halit Valteri i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të ndërhyjë për të ndryshuar aktin normativ që ndalon lokalet me muzikë dhe pa muzikë.

Sipas Valterit, akti normativ po zbatohet me seleksionim pasi disa biznese që kanë lidhje me shefat e komisariateve dhe deputetët sipas tij, nuk e kanë ndalur aktivitetin. Ndërsa të tjerë pa këto njohje nuk e hapin dot qepenin. Deputeti tha se këtë ia kërkonte personalisht Ruçit, pasi sipas tij të tjerët në maxhorancë nuk pyesnin për këtë.

“Përfitoj nga rasti të ngre një shqetësim sot në Kuvend që më ka ardhur nga shumë qytetarë. Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë apo pa muzikë dhe sjellja arrogante e bësaj qeverie ose e ministrit të Brendshëm ndaj atyre që dalin të protestojnë për bukën e gojës, më bën që t’ju kërkoj ju si kryetar i Kuvendit dhe si një nga njerëzit më të pushtetshëm dhe më me reputacion në PS, që të ndërhyni që të rishikohet ky akt normativ dhe të bëhet një plan financiar për këtë kategori. Pasi janë rreth 60 mijë persona të cilët punojnë në kohë të plotë ose sezonale, të cilët presin këtë sezon për të ushqyer familjet e tyre dhe për të çuar atë bukën e gojës në shtëpi.

Sot në republikën e Shqipërisë ky akt normativ bëhet me seleksionim i dashur kryetar. Disa biznese të cilët kanë lidhje me shefat e Komisariatev, me deputetë të zonave, nejrëz të fuqishëm i mbajnë pishinat hapur, i mbajnë klubet hapur. Të pamundurit nuk mund as të hapin qepenin sepse  ishkojnë 20 furgona policie te dera. E kam  personalisht me ju zoti Ruçi sepse të tjerët nuk pyesin këtë gjë. Ju lutem bëjini thirrje PS-së dhe ministrave që ta shikojnë këtë akt normativ.”– deklaroi Valteri.

Por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i kërkoi Valterit të mos bënte poltikë me këtë gjë. Ai tha se kjo gjë nuk është në dorë të tij.

“Tani duhet të mirëkuptojmë një gjë, që asnjë qeveri në botë dhe si e tillë dhe qeveria shqiptare është më e interesuara se kushdo tjetër, që gjatë sezonit turistik të funksionojnë të gjitha këto lokale. Duhet ta kuptojmë njëherë neve që jemi këtu në sallë. Edhe ne edhe bizneset që preken nga kjo, sigurisht është me detyrim si rezultat i rritjes së fluksit të pandemisë së Covid-19.

Kuptohet që kur morëm vesh që në botë nuk organizohet ceremonia për ndarjen e çmimeve Nobel, kur në botë në fund të gushtit bëhet një konferencë e kryetarëve të Parlamentëve do bëhet online e nuk do mblidhet, kur shpallet Reali kampion dhe tifozët rrinë në shtëpi, askush nuk e dëshirpon këtë. Ata do ishin në stadium dhe do ishin të ardhura për atë klub. Prandaj ju lutem shumë të lëmë emocionalitetet e të bërit politike më këtë çështje. Ju keni plotësisht të drejtë, ata kanë plotësisht të drejtë por kemi të bëjmë me një fuqi madhore që s’varet as nga ju, as nga unë e as nga kjo qeveri.”- tha Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *