Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesi në Michigan pushohet nga puna vetëm pse shkroi në Twitter: “Trump është presidenti ynë”


Një mësues në Michigan është pushuar nga puna vetëm pse kishte bërë një postim në “Twitter”, në të cilin shkruante se presidenti aktual Donald Trump është presidenti i SHBA-ve.

Justin Kucera u përball me zemërimin e administratës së shkollës dhe iu tha që ose do të jepte dorëheqjen ose do të pushohej nga puna pas postimit në 6 korrik.

“Nuk hesht më. Donald Trump-i është presidenti ynë. S’dua t’ja di për opinionin tuaj”– shkruante ai.

Pas kësaj Kucera-n e thirrën drejtuesit e shkollës.

“Mu kërkua që të takohesha me burimet njerëzore, mbikëqyrësit dhe drejtorin tim më 10 korrik”– tha Kucera, citon Daily Wire. “Ata fillimisht morën deklaratën time se pse i bëra ato postimet dhe ata më thanë që do të kishin një vendim për punësimin tim të ardhshëm në ditët e ardhshme. Kur ata përfunduan takimin, më thanë që kisha mundësi të pushohesha nga puna, ose të jepja dorëheqjen. “

Disa njerëz në shkollë e përshkruan mësuesin e pushuar si një figurë “apolitike” dhe mjaft popullor. Vetë Kucera tha se nuk kishte patur asnjë qëllim të keq kur kishte bërë atë postim.

“Unë e di se shumë njerëz vetëm po presin që Trump të dështojë, dhe unë nuk mendoj se dikush duhet ta bëjë këtë. Bini dakord me të ose jo, ju duhet të dëshironi që Presidenti të bëjë mirë. Kërkova falje që postimi im solli aq shumë vëmendje negative, por nuk më vjen keq për ato që thashë. ”– shprehet Kucera.

Anulimi i karrierës së Kucera-s vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump po përballet me reagime të mëdha nga sindikatat e mësuesve që kërkojnë që shkollat ​​të mbeten të mbyllura për shkak të pandemisë në vazhdim të koronavirusit. Disa kanë kërkuar zbatimin e politikave të së majtës përpara se shkollat ​​të rihapen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *