Vendosni fjalën kyçe....

Rama e nis ditën me një lutje dhe publikon fotot nga spitalet për Covid-in


Mëngjesin e sotëm kryeminnistri Edi Rama e ka nisur me një lutje për qytetarët që të vendosin maskën, për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirus.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, disa fotografi nga brenda spitaleve dedikuar Covid-it, ku shihen mjekët e veshur me maskat mbrojtëse, dikush i lodhur e dikush tjetër duke u përqafuar.

Me një mesazh të shkurtër, Rama u kujton qytetarëve se duhet të kontribuojnë edhe ata në këtë luftë, për të mbrojtur veten nga koronavriusi.

 “MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar të mbroni veten, njerëzit e dashur si dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve duke zbatuar këtë masë të thjeshtë në çdo mjedis të mbyllur, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë zbuluar 81 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total në 4171 numrin e personave të infektuar në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë.

Dje po ashtu u konfirmua edhe një vdekje, një qytetar 80-vjeçar nga Tirana që vuante nga shumë sëmundje shoqëruese. Bashkë me këtë rast, në vendin tonë e kanë humbur betejën me koronavirusin plot 113 qytetarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *