Vendosni fjalën kyçe....

Paditen për ngacmim seksual gazetarët e Fox News: Kërkuan të më çojnë në hotel, kur s’u binda s’më ftuan më në emision


Gazetarët kryesore të Fox News, Tucker Carlson e Sean Hannity janë paditur për ngacmim seksual. Një padi e ngritur të hënën në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork pretendoi se ish-gazetarja e Fox News, Cathy Areu, u ngacmua nga Tucker Carlson, Sean Hannity dhe dy folës lajmesh të Fox.

Padia pretendon se Carlson dhe një tjetër moderator i Fox, Howard Kurtz, u përpoqën që Areu ta çonin atë në hotel, përkatësisht në 2018 dhe 2019.

Hannity u akuzua për poshtërimin e Areu duke i ofruar cilitdo njeri në studio 100 dollarë për ta ftuar atë në një takim.

Ajo tha se nuk ishte e ftuar më rregullisht të paraqitej në shfaqjen e Hannity pasi nuk pranoi të flirtonte me të. Carlson gjithashtu u hakmor, pretendon Areu, duke thënë se ajo ishte ftuar në emisionin e tij vetëm tre herë në vitin 2019, pasi anashkaloi dëshirat e tij në dhjetor 2018.

Fox deklaroi se pas një ‘hetimi gjithëpërfshirës e të​ pavarur’, u zbulua se të gjitha pretendimet e Areu kundër kompanisë, Carlson e Hannity ishin ‘të rreme e të paturpshme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *