Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Seattle shkatërrojnë dyqanin e ‘Amazon’-it dhe përplasen me policinë (VIDEO)


Protestuesit kanë thyer dritaret në një dyqan të Amazon në Seattle dhe i kanë mbuluar me mbishkrime.

Dyqani ishte një ndër shumë bizneset që u vandalizuan në protestën e së dielës që konkludoi me një përplasje me forcat e policisë.

Një video, e filmuar nga aktivistja konservatore Katie Daviscourt tregon një grup njerëzish në përpjekje për të hyrë në dyqanin e “Amazon Go” në qendër të Seattle.


Protestuesit e maskuar godasin pjesën e përparme të dyqanit me objekte të ndryshme dhe e shkatërrojnë me mbishkrime.

Një prej tyre shkruan me llak “Rrëzoni Amazon” në murin e jashtëm të ndërtesës.

“Grupi dukej se ishte i mirëorganizuar, pasi ishte i angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të synuar biznese specifike dhe ndërtesa qeveritare”– tha një zëdhënës i policisë.

Pasi shfrynë zemërimin e tyre në pronën private, protestuesit vazhduan marshimin e tyre duke hedhur fishekzjarrë ndaj oficerëve të policisë.


12 oficerë policie mbetën të plagosur, një prej të cilëve kishte marrë një plagë në qafë. Dy persona janë arrestuar deri më tani nga kjo protestë, një për vjedhje ose përpjekje për vjedhje dhe një tjetër për sulm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *