Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas qëndrimit të PE-së: S’mund të humbasim trenin e negociatave


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Parlamentit Europian për marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik. Bëhet fjalë për qëndrimin që PE e fshiu mbrëmë nga faqja e saj (Lexo këtu), për ta ripublikuar përsëri sot me një ndryshim.

“Falenderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave!” – shkruan presidenti.

Ditën e djeshme, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesja e përhershme për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkuan përmes një deklarate të përbashkët parlamentit shqiptarë që të miratojë sa më shpejt paktin e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratë thuhet se “Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *