Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplaset me veturën në aksin Elbasan-Peqin


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin në kryqëzimin e fshatit Papër.

Një kamion është përplasur me një automjet, duke e dëmtuar rëndë.

Automjeti i tipit “Lancia Musa” me targa AA 151 SR është dëmtuar në pjesën e djathtë dhe të përparme të tij, kurse targa e kamionit nuk shikohet pasi ka rënë nga përplasja.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *