Vendosni fjalën kyçe....

Dy profesorët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  promovojnë librin “Kriza ekonomike në kohën e Koronavirusit


“Kriza ekonomike në kohën e Koronavirus”. Me një titull po aq aktual sa situata e Pandemisë së COVID 19, u promovua sot libri i dy profesorëve të njohur të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ekspertë të ekonomisë,  Akademik,  Prof. Dr,  Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici.

“Mes dhjetëra pyetjesh  që erdhën si pasojë e pandemisë së Covid 19,  libri përmban dy mesazhe të rëndësishme, të cilat mendoj se janë më të vlefshmet për të gjithë ne. Së pari njeriu qëndron mbi ekonominë dhe asgjw më shumë se kriza e shkaktuar nuk e dëshmon këtë. Duke vendosur njeriun në qendër, duke i dhënë aksesin maksimal për shërbimin shëndetësor ne mund të përballojmë sfidat e mëtjejshme. Së dyti, nevoja e strategjive afatshkurtra dhe afatgjata për ringritjen e ekonomisë pas krizës janë domosdoshmëri dhe kërkojnë bashkëpunim të gjerë të të gjithë institucioneve dhe aktorëve”, u shpreh në fjalën e tij, themeluesi i Universitetit Mesdhetar, njëri prej autorëve të librit “Kriza ekonomike në kohën e koronavirus”.

Të pranishmit në ceremoni vlerësuan këtë libër si një input të rëndësishëm me përgjigje për disa nga sfidat me të cilat po përballet jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota  shkaktuar nga virusi i rrezikshëm. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se libri vjen si kontribut për masat që po merren në  zbutjen e krizës e cila nuk do jetë e shkurtër.

“Në fakt nuk ka kohë më të mirë për të lexuar këtë libër, i cili i jep një input të vlefshëm jo vetëm institucioneve për vijueshmërinë e gjithë nismave për të përballuar krizën, por për të parë përtej situatës së tejkalimit të kësaj emergjence”, u shpreh Ministrja Danaj.

Librin e vlerësuan gjithashtu guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, Kryetari i Akademisë së Shkencave Skëndër Gjinushi, Akademiku Shaban Sinani dhe figura të tjera të njohura të ekonomisë e politikës.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka qenë tepër aktiv me stafin e tij akademik  me analiza e studime të detajuara mbi situatën e krijuar duke ofruar edhe një sërë zgjidhjesh afatgjata që kërkojnë kontributin e të gjithë aktorëve të shoqërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *