Vendosni fjalën kyçe....

72-vjeçarja kureshtare e pëson keq, i afrohet bizonit për foto por fluturon disa metra në ajër (Video)


Një 72-vjeçare që ishte kureshtare më shumë se duhet për pak desh humbi jetën në Parkun e Yellowstone në SHBA.

Gruaja iu afrua një bizoni për të shkrepur një foto me kafshën gjigante por i kishte bërë llogaritë gabim.

Teksa iu afrua, provokoi reagimin e kafshës që e iu turr duke e goditur me forcë e duke e fluturuar më shumë se katër metra në ajër.

Gruaja nga Kalifornia mbeti e pavetëdijshme dhe u dërgua në spital me dëmtime të shumta por jashtë rrezikut për jetën.

Rojet e parkut paralajmëruan vizitorët që të qëndrojnë më shumë se 20 metra larg kafshëve të egra që mund të reagojnë keq nëse dikush u afrohet shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *