Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar se qëlloi me armë drejt kushëririt të deputetit socialist si edhe shofer i vrasësit të Hekuran Billën, policia arreston 33-vjeçarin


Policia ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hekuran Billës në kryeqytet.

Shtetasi Gjekson Pusi dyshohet sipas policisë si autor i ngjarjes në fshatin Vukatan në Shkodër ku u qëllua drejt kushëririt të deputetit socialist Luan Harusha.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. Pusi, 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. Pusi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *