Vendosni fjalën kyçe....

Nëna e dy fëmijëve hidhet nga kati i 8-të i pallatit në Fier


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një grua e moshës 42 vjeçare është hedhur nga kati i 8-të i pallateve të banesave sociale.

Gruaja e cila ishte nënë e dy fëmijëve, ka vdekur në vend.

“Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja  B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima nuk ishte banore në pallatin ku ndodhi ngjarja, por kishte ardhur te kunati. Ajo vetë banonte në lagjen “Kastiot”, me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shtyrë gruan drejt këtij veprimi drastik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *