Vendosni fjalën kyçe....

Hashim Thaçi mbërrin në Tiranë: Të dielën flas për aktakuzën e Speciales


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në aeroportin e Tiranës, pas kthimit nga Vjena.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi shptehet se të dielën do t’i drejtohet opinionit public lidhur me aktakuzën ndaj tij për krime lufte nga Prokuroria Speciale.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin ‘Nëna Terezë’ në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, shkruan Thaçi.

Presidenti Thaçi ka qenë jashtë Kosovës në ditët e fundit pasi ishte nisur për një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara, të cilin u detyrua ta ndërpriste pas aktakuzës.

Ditën e mërkurë, Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *