Vendosni fjalën kyçe....

Dortmund i merr PSG-së me kosto zero mbrojtësin e djathtë


Borussia Dortmund e ka transferuar futbollistin e PSG-së, Thomas Meunier.

Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain u transferua në Gjermani si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me klubin francez.

Për të janë interesuar edhe Arsenal, Manchester United dhe Tottenham, por në fund vendosi t’i bashkohet Dortmundit.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Borussian deri në vitin 2024.

Jam ambicioz, siç kam qenë në Bruges dhe Paris, do të doja të fitoj trofe me Dortmundin”, u shpreh Meunier.

Për katër sezone në PSG, Meunier ka bërë 128 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *