Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e Bashkisë: Mbeturinat e Durrësit do dërgohen në Sharrë deri në arritjen e një zgjidhje përfundimtare


Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, deklaroi se institucioni që ajo drejton është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për mbeturinat. Sipas saj deri në marrjen e vendimit mbeturinat do transferohen në Sharrë.

“Ne kemi marrë një zgjidhje të përkohshme nga qeveria shqiptare për evadimin e mbetjeve nga Durrësi, duke qenë se Porto Romano është mbyllur dhe kemi një projekt ambicioz atje për t’u kthyer në park. Bashkia dhe qarku Durrës do të ndërmarrin hapat ligjorë për hartimin e planeve të studimit në mënyrë që këto plane të na japin rezultatet finale se cfarë do të ndodhë me mbetjet e Durrësit“- tha kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjona Sako në një intervistë për mediat.

Bashkia e qytetetit bregdetar është ende duke gjetur një zgjidhje se cili do të jetë fati i mbetjeve urbane thotë kryebashkiakja e Durrësit. “Që do të thotë se do të kemi një landfill të ri në Durrës apo do i dërgojmë në Sharrë“.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *