Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon e Calaverës: Nuk ka 15 kushte për hapjen e negociatave


Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë se nuk ka 15 kushte nga Bashkimi Evropian.

Rama ka shpërndarë videon e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Genoveva Ruiz Calavera.

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRiT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË.

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”-shkruan Rama.

Në fjalën e saj Calavera thotë se nuk ka kushte që duhet të plotësohen para hapjes së negociatave por që duhet të plotësohen për përparimin e Shqipërisë drejt Europës.

Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se duhet ti diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë të rëndësishme para hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës. Të gjitha këto kushte duhet të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndër-qeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e Këshillit të BE-së”-tha Calavera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *