Vendosni fjalën kyçe....

OFL ndalet në Fier e në Divjakë, 4 personat që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë brenda 48 orësh


Operacioni Forca e Ligjit sot u ka dërguar kërkesën për vetëdeklarimin e burimeve të pasuritë, 3 shtetasve nga Fieri dhe një Divjaka, të dënuar për disa vepra penale.

Sipas ligjit, këta persona kanë detyrë që të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Personat në fjalë janë:

-Astrit Gjoni,  banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

-Shaban Zenaj, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i shtetit talian;

-Petrit Sulejmani,  banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

-Esat Mehmet, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.