Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh kryesinë ditën e enjte, diskutojnë përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme


Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e enjte do të mbledhë kryesinë në selinë blu në orën 11:00 për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme.

Në fokus të diskutimeve parashikohet të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme, pas vlerësimit të udhëzimeve edhe nga partitë simotra britanike.

PD-ja më herët ka zbuluar se përzgjedhja e kandidatëve do bëhet në disa faza dhe vjeshta do sjellë publikimin e emrave të tyre e cila do kalojë që nga bazat deri në kryesi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *